Më 15 korrik kuq e zi do të jetë zona e 6 dhe çdo vendbanim shqiptar. Kështu është shprehur kryetari i ASh, Ziadin Sela, gjatë tubimit të mbajtur në Gostivar, në kuadër të aktiviteteve të fushatës zgjedhore.
Ai tha se koncepti “Shoqëri për të gjithë” i promovuar nga LSDM është mashtrues, pasi shqiptarët vazhdojnë të jenë të neglizhuar dhe të diskriminuar në vendbanimet e tyre.
Sela ka përsëritur edhe njëherë se, jo vetëm që do të zgjidhin proceset e montuara, por ata që i montuan do të përfundojnë në burg sepse kjo, siç tha ai, është garancë që kësaj rinie nuk do t’i përsëritet e kaluara dhe e tanishmja që po na ndodh çdo ditë.
“Ata thonë “Mundemi”, e di çka munden ata, vijnë e na trazojnë plagën. Ata mund të vijnë të na marrin votën dhe më pas të na mashtrojnë, ata mund të përdorin slogane të pakuptimta , të tipit “Shoqëri e përbashkët për të gjithë”, ama çdo ditë na vendojnë kufi ku do që munden. Ata thonë shoqëri e përbashkët por shqiptarëve u vënë kufi, nuk u bëjnë ura dhe ua vështirësojnë jetën çdo ditë. Ata munden të bëjnë vetëm një gjë, të marrin pushtet dhe t’ua marrin vendet e punës shqiptarëve me deklarata kinse gjoja janë shqiptar, kurse ne mundemi t’u themi vetëm mjaft më. Ju sonte u thoni zëshëm se zona nr 6 Gostivari do të jetë i pari. Ne do ju themi që shqiptarët në zonën 6 çdoherë kanë votuar kuq e zi dhe më 15 korrik kuq e zi do të jetë zona e 6 dhe çdo vendbanim shqiptar”, tha Gashi.
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Turqia do të jetë garantuese për furnizimin e Hungarisë me g...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
Pas fitores në zgjedhje, Përparim Rama sot merr mandatin e d...
Parashikimi i motit për sot
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...