Kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela para të pranishmëve në Vienë të Austrisë shpjegoi principet e koalicionimit të Aleancës për Shqiptarët me partitë tjera.
“I pari princip është platforma e përbashkët që do të jetë për të gjithë opinionin do të shpërndahet, principi i dytë është lista të përbashkëta zgjedhore, i treti është koordinim i aktiviteteve të përbashkëta dhe principi i katërt dhe më i rëndësishëm është mospjesëmarrje në qeveri deri sa platforma jonë të jetë pjesë e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore. Të gjithë të tjerët që vijnë dhe thonë ndryshe gabojnë rëndë, sepse zgjidhje tjetër nuk ka”, tha Sela.
Sipas tij, prej momentit kur do të legjitimohet platforma jonë përballë koalicionimit do të ketë kushte dhe jo kërkesa. Në qoftë se nuk përmbushen kushtet gjërat do të radikalizohen në mënyrë që ne do ti thërrasim shqiptarët bashkë dhe do të nisim të ndërtojmë institucionet e federatës.
“Ne jemi të interesuar që menjëherë pas zgjedhjeve, në emër të legjitimitetit tonë Aleanca për Shqitarët do të bëjë tryezën e gjithë subjekteve politike shqiptare që do të kenë deputet në parlament që përfundimisht të kemi një strategji të përbashkët politike të shqiptarëve”, tha Sela.
Duke folur për diasporën shqiptare, kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela tha se diaspora është pjesa më vitale, ka qenë historikisht, diaspora është ajo që jep kontributin për zbutjen e problemeve ekonomike, është ajo që e mban stabilitetin ekonomik dhe financiar ndërsa përballet me përbuzje dhe refuzim nga i njëjti shtet. “Po i njëjti shtet që ua merr paratë mundohet që diasporës tua pamundësojë votimin. Ne duhet të bëjmë rezistencën e duhur që kjo të mos ndodhë”, tha Sela.
Ai u shpreh se akuzat që me shtimin e partive politike do të digjet vota shqiptare nuk qëndrojnë, sepse sipas tij BDI është ajo që dogji 150 mijë votat shqiptare, dhe çdo votë për BDI-në është një votë e djegur.
https://www.youtube.com/watch?v=QSI_KQZMeTI
Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 met...
Bislimi akuzon Petkoviqin për deklarata të rreme pas takimit...
Maqedonci nga SHBA: Thellimi i bashkëpunimit në mbrojtje me ...
Edhe pse luan aty, ish-lojtari i Ajaxit arrestohet në Dubai ...
Gyokeres në qendër të polemikave me klubin e tij – Arsenali ...
Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, r...