Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela kërkon mirëkuptim nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti për vendimin qeveritar të Maqedonisë në të cilin shtetasit e Kosovës gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut duhet të dorëzojnë test PSR negativ jo më të vjetër se 72 orë.
Siç shkruan Sela në ‘Twiter’, këto masa janë të motivuara politikisht për shkak frikës nga zgjedhjet e 15 korrikut, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Masat kufizuese të Qeverisë së Maqedonisë për shtetasit e Kosovës në kufij janë të motivuara politikisht nga frika e zgjedhjeve. Kërkoj mirëkuptimin e kryeministrit Avdulla Hoti”, shkroi Sela duke shtuar se barrierat mes neve do të mbesin në histori pas 15 korrikut.
Ndryshe, më 26 qershori Maqedonia e Veriut i hapi kufijtë pa kërkuar test PSR për coronavirusin dhe 14 ditë izolim, por për shkak të situatës, prej dje ka hyrë në fuqi vendimi qeveritar ku për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës gjatë hyrjes në kufi të Maqedonisë kërkohet test PSR jo më i vjetër se 72 orë.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe kjo masë është marrë duke u bazuar në informacionet për coronavirusin në këto vende dhe ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve.
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...