Eurodeputeti austriak, Andreas Schieder në ‘Twitter’ shkroi se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut ligjërisht duhet të mbahen në fillim të muajit korrik.
“Maqedonia e Veriut ndali gjendjen e jashtëzakonshme. Kjo do të thotë kthim drejt legjitimitetit kuvendar dhe qytetarëve të vendosin për të ardhmen. Sipas ligjit duhet zgjedhjet duhet të mbahen në fillim të korrikut”, shkroi Schieder,njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai thekson se mbajtja e zgjedhjet është hap i domosdoshëm.
“Mbajtja e zgjedhjeve (me standarde të rrepta higjienike) është hap i domosdoshëm. Data është caktuar në pajtim me ligjin. Të gjithë partitë politike duhet të dakordohen për fushatë korrekte”, shkroi Schieder.
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-...
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur