Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës – SASHK, paralajmëroi grevë në qoftë se edhe ministri i ri i arsimit mbetet i shurdhër ndaj kërkesave të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga SASHK i përsëritën kërkesat e tyre – nënshkrimi i marrëveshjes kolektive, rritje dhe unifikim të pagave dhe kushte më dinjitoze për punë në çerdhet për fëmijë
“Këshilli i SASHK sot shqyrtoi edhe mundësinë për ndërmarrje të masave më radikale sindikale në qoftë se nuk hasim në dialog social dhe partneritet nga ana e ministrive përkatëse, pra kjo mund të nënkuptojë edhe mosfillimi i vitit shkollor më 1 shtator, mosfunksionim i çerdheve për fëmijë”, tha kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov./Telegrafi/
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...