Kryetarja e Prokurorisë Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion, Vilma Ruskovska, është e sigurt se Gruevskin “do ta arrijë drejtësia”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo sot në intervistë për gazetën e Beogradit “politika” tha se për Gruevskin nuk është dhënë arrest ndërkombëtar sepse kur ai e ka lëshuar vendin, ende nuk ka qenë në fuqi dënimi i tij për hyrjen në burg.
“Letërnjoftimi i tij nuk është marrë sepse nuk është e parashikuar me Ligj, ndërsa kuptohet se si çdo qytetarë ka të drejtë të mbajë identifikim personal. Iu është marrë vetëm pasaporta”, tha Ruskovska.
Ajo tha se Gruevski “rregullisht i ka respektuar” masat e caktuara nga gjykata deri në “arratisjen ilegale nga vendi”, dhe se deri më tani asnjë institucion shtetëror nuk është nën hetim.
“Është shumë e rëndësishme që të na dorëzoheshin “saj city” inçizimet nga Tirana nga periudha kritike dhe inçizimet rreth ambasadës së Hungarisë. Përse nuk janë përgjigjur ndaj kërkesës tonë për ndihmë juridike ndërkombëtare, nuk më është e njohur”, tha Ruskovska.
Sipas asaj nuk ka përgjegjësi tek Mali i Zi dhe Serbia për arratisjen e Nikolla Gruevskit.
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
18-vjetori i Pavarësisë, kjo është agjenda e kryetares së re...