Ministria e Punëve të Jashtme konsideron se SHBA-të organizuan “votim të pandershëm” në Kuvendin e Maqedonisë, duke u miratuar kështu ndryshimi i emrit të vendit.
Sipas rusëve, tetë votat e deputetëve opizitarë u siguruan “përmes shantazhit, kërcënimeve dhe korruptimit të deputetëve opozitarë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Madje ata thonë se prania e ambasadorit amerikan në Kuvend tregon qartë se kush e ka drejtuar këtë proces votimi në Kuvend.
MPJ-ja ruse vlerëson se me këtë rast është bërë shkelje e qartë e të gjitha normave, si juridike ashtu edhe morale, dhe se manipulimet e këtilla nuk mund të jenë shprehje e vullnetit të deputetëve.
Kjo MPJ konsideron se marrëveshja Athinë-Shkup duhet të ketë mbështetje të gjërë në popull, e jo të shkaktojë ndasi në shoqëri./Telegrafi/
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE