Qyteti i Tetovës vazhdon të jetë përplot me gropa, puseta të dëmtuara, gropa të mbushura me pllaka bekatoni dhe gropa të thella deri në 20 centimetra. Këto janë rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit të Tetovës, që mund të shihen edhe nga këto pamje që janë bërë gjatë ditës së sotme. Nga Komuna e Tetovës thonë se për këtë vit janë paraparë rreth 7 milionë denarë për mbushjen e gropave.
“Komuna e Tetovës për këtë vit ka paraparë 7 milionë denarë për sanimin e rrugëve. Pas 15 marsit krijohen edhe kushte klimatike që të fillohet me sanimin e të njëjtave dhe kompania që edhe do të zgjidhet për këtë çështje do të fillojë me sanimin e gropave”, thonë nga Komuna e Tetovës.
Gropat në Tetovë nuk janë sanuar që nga viiti 2019, pasi që komuna edhe përkundër asaj që gjatë vitit 2020 ndau 7.2 milion denarë për sanimin e gropave e që tenderin e fitoi Kompania Euro Invest, ky projekt nuk u realizua për shkak të situatës me Covid thonë nga Komuna e Tetovës.
“Situata me Covid ka vështirësuar situatën, shumë tenderë dhe një ndër ta është edhe ai me sanimin e gropave, mjetet që ishin paraparë për këtë qëllim nuk mund të realizoheshin pasi që komuna u desh të përballet me pandeminë që përfshiu gjithë shtetin”, shtojnë nga Komuna e Tetovës.
Situata më e rëndë paraqitet edhe me dëmtimin e shakteve, ku në shumicën e rasteve të njëjtat janë të dëmtuara, vjedhura apo edhe kanë rënë poshtë. Për këtë qëllim Komuna e Tetovës gjatë vitit 2020 kishte ndarë edhe një tender me vlerë prej 1 milion e 200 mije denarëve por situata në qytet thuajse është e njëjtë./TV21/
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...