Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, rritje shtesë prej 5% do të marrin edhe punëtorët shëndetësorë në shëndetësinë publike.
Rritja e pagës së punëtorëve shëndetësorë do të fillojë nga qershori i këtij viti.
“Shëndetësia publike gjatë vitit 2019, dhe me rritjet e këtij viti, ka rritje rekorde të pagave në të gjitha sektorët”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë.
Investimi te kuadrot shëndetësorë, sipas MSH-së, ka për qëllim të motivohet kuadri dhe shëndetësia publike të ketë kuadër më profesional dhe më kualifikuar .
“Rritja e pagave është një nga ndryshimet që u bënë gjatë kësaj periudhe. Në investim të plotë në kapitalin njerëzor por ndërlidhen edhe ndryshimet më të reja në Marrëveshjen kolektive për veprimtari shëndetësore”, shprehen nga MSH, njofton telegrafi maqedoni.
Ata shtojnë se paga e mjekut specialist është rritur për 40%, motrave mjekësore për 23%, mjekëve të përgjithshëm prej 25 dhe 15% për punëtorët shëndetësorë.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...