Gjithsej 93 aksidente komunikacioni kanë ndodhur gjatë muajit dhjetor në rajonin e Tetovës, që do të thotë se kanë ndodhur 31 aksidente më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, theksoi se në një nga aksidentet e dhjetorit ka ndërruar jetë një person, për dallim ku gjatë dhjetorit të vitit 2016 kishin ndërruar jetë dy persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Tetë persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 74 lëndime të lehta, ndërsa në 54 aksidente është shkaktuar dëm material, që vlerësohet të jetë 4 milionë e 350 mijë denarë”, tha Josifovski.
Numri më i madh i aksidenteve, gjegjësisht 41 kanë ndodhur në rrugët e Tetovës, sidomos në bilevardet “Ilindenska”, “Vidoe Smilevski-Bato” dhe “Marshall Tito”, si dhe në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe në rrugën rajonale drejt Pirokut./Telegrafi
Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...
Familjarja për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët i gjeta pa s...
Infantino e rikonfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Botëror
Zjarr në një puntori në Ferizaj, lëndohet një person
Messi blen klubin spanjoll UE Cornellà
IPK arreston në flagrancë një polic: Pranoi 2 mijë euro në l...