Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka reaguar pasi 14 vjeçarja Vanja Gjorçevska, e cila ishte rrëmbyer është gjetur pa shenja jete.
Me anë të një postimi në Facebook, Grupi i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, shkruan Arbresh.info.
”I tmerruar nga rrëmbimi dhe vrasja e 14 vjeçares, Vanja Gjorçevska. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimës. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria kanë punuar intenzivisht për ta zbardhur rastin që tronditi gjithë shoqërinë duke sjellur para drejtësisë autorët e dyshuar të këtij krimi makabër”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, ai tha se në rrjetete sociale disa individë po përpiqen t’i japin dimension etnik këtij krimi.
“Individë të caktuar në rrjete sociale po përpiqen ti japin dimension etnik këtij krimi dhe kjo tendencë paraqet krim të dyfishtë. Familja dhe e gjithë shoqëria janë në dhimbje dhe mosbesim, ndaj dhimbjen me të gjithë, ndërsa bashkarisht duhet ti shporrim nga mesi jonë vrasësit, komplotistët dhe nxitësit”, ka thënë ai.
Trupi i të miturës është gjetur në rajonin e Shkupit, ndërsa prokuroria ka njoftuar se për vdekjen e saj janë të dyshuar pesë persona./Arbresh.info/
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00