Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se procesi i vaksinimit zhvillohet pa ndërprerë dhe me temp të mirë në të gjithë shtetin. Nga MSH thonë se deri 26 shtator, me njërën dozë janë vaksinuar 46.9% e popullatës mbi 18-vjeç.
Ndërsa tek popullsia mbi 40 vjeç, përqindja e të vaksinuarve së paku me njërën dozë është 55%.
“Sipas të dhënave më të fundit, më shumë të vaksinuar me së paku një dozë ka në qytetet e Ohrit (63.9%), Kavadarit (64.3%), Gjevgjeli (61.4%) dhe Negotinë (65.1%). Midis 50-60% mbulimi i popullatës së vaksinuar me dozën e parë është në qytetet e Manastirit, Demir Hisar, Resnjë, Veles, Berovë, Pehçevë, Prilep, Krushevë, Valandovë, Shtip dhe Probishtip. Mbulimi mes 40-50% të qytetarëve të vaksinuar është në qytetet Kërçovë, Shën Nikollë, Koçan, Dellçevë, Kriva Palanka, Strugë, Makedonski Brod, Shkup dhe Tetovë. Midis 30-40%, pra më pak të vaksinuar janë aktualisht në Vinicë, Kumanovë, Kratovë, Dibër, Strumicë, Gostivar dhe Radovish”, thonë nga MSH.
Në fund shtojnë se vaksinimi zhvillohet në të gjitha pikat vaksinuese në vend, ku qytetarët mund të vaksinohen pa termin./Telegrafi/
Begaj: Pranimi në BE, mjet për stabilitetin në rajon
Gerta Gixhari për Gjestin: E kam uruar për këngën e re, më p...
Erdogan: Izraeli po rrezikon ekzistencën e vet
Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh
Dembele sërish flet për trofeun e ‘Champions-it’, lakmon ‘To...
Banorët e Mati 1 protestojnë për mungesë uji, KRU Prishtina ...