Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe aeroporti “Shën Pali” në Ohër prej sot sërish janë të hapura për fluturime të udhëtarëve, pas pauzës nga mesi i muajit mars si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së virusit KOVID-19.
Në dy aeroportet zbatohen protokolle të reja sipas rekomandimeve nga Komisioni për sëmundje infektive.
Nisejt e para nga aeroporti i Shkupit janë paradite për në Bremen, Larnaka, Stokholm dhe Këln, ndërsa i realizon Uiz Er, ndërsa aterrimet e para janë nga Stambolli të kompanive ajrore Turkish erlajns dhe Pegasus.
Aeroporti “Shën Pali” në Ohër, megjithatë fillon me fluturime pasdite për kur janë paraparë fluturime dhe aterrime për dhe nga Cyrihu dhe Milano. Aeroporti “Shën Pali” në Ohër megjithatë fillon me fluturime pasdite për kur janë paraparë fluturime dhe aterrime për dhe nga Cyrihu dhe Milano.
Çarter fluturimet e para në aeroportin e Ohrit do të realizohen më 5 korrik edhe atë nga dhe deri në Varshavë,ndërsa më 25 korrik nga dhe deri në Amsterdam. Për shkak të protokolleve të reja për punë, udhëtarëve u rekomandohet që të arrijnë në aeroport të paktën tre orë para kohës për nisje, që të kenë kohë të mjaftueshme për t’i përfunduar procedurat.
Nga TAV Maqedoni thonë se sipas masave të reja për mbrojtje nga koronavirusi udhëtarët detyrimisht duhet t’i respektojnë tre rregulla – vazhdimisht të mbajnë maska , vazhdimisht të mbajnë distancë dhe nivel të lartë të higjienës.
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...