Nesër në Gjykatën Penale në Shkup në bankën e të akuzuarve do të ulen të akuzuarit e rastit “Monstra”.
Ato që nga fillimi gjykohen për vrasjen e pasëfishtë që ka ndodhur me 12 prill të vitit 2012 te liqeni i Smillkovës ku ndërruan jetë katër djem dhe një peshkatar. Lënda që do të fillojë prej fillimit do ta gjykojë Ognen Stavrev. Gjykata Supreme konfirmoi një seri të lëshimeve në zhillimin e procedurave ku i ka hequr paragjykimet dhe lëndën e riktheu prej fillimit me kërkesë të Prokurorisë së Lartë.
Gjykata më e Lartë pastaj i lëshoi nga paraburgimi dhe u përcaktoi masë për përkujdesie Agim Ismailloviqit, Haki Azirit, Sami Lutës dhe Fejzi Azirit, me masën për përkujdesie ato nuk guxojnë ta lëshojnë vendin ku jetojnë dhe kanë për obligim dy herë në javë të paraqiten në gjykatën penale. Fletarrestet ndërkombëtare për Alil Demirin dhe Afrim Ismailloviqin akoma janë aktive edhe pse me vite janë në Kosovë. Pushtetet e atëhershme e kanë refuzuar kërkesën për ekstradim sepse kanë konfirmuar se nuk kanë dorëzuar dëshmi të cilat tregojnë përzierjen e tyre me rastin.
Akoma nuk dihet cili prokuror do ta përfaqësojë aktakuzën, deri tani e ka përfaqësuar prokurorja Gordana Geshkovska, zëvendësja e Marko Zvërlevskit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...