Instituti për Shëndet Publik në Serbi njoftoi se është regjistruar rasti i parë i konfirmuar i lisë së majmunëve.
Diagnostifikimi laboratorik u krye në Institutin e Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve Torlak.
Siç thuhet, Instituti kompetent territorial për shëndetin publik ka kryer hetim epidemiologjik të rastit dhe janë kryer të gjitha masat e evidentimit, testimit, raportimit dhe kontrollit të përhapjes së mëtejshme të infeksionit, sipas udhëzimeve metodologjike të ekspertëve, shkruan gazeta Blic, transmeton arbresh.info.
Në përputhje me Rregulloret dhe Protokollet Ndërkombëtare të Shëndetit, rasti i parë i konfirmuar u raportua në institucionet ndërkombëtare shëndetësore.
Kujtojmë se simptomat e Lisë së majmunëve janë kryesisht ethe, dhimbje koke, dhimbje trupi dhe dobësi, ndërsa pas rreth dy ditësh shfaqen skuqje dhe plagë në fytyrë, këmbë dhe duar./arbresh.info.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës