Është regjistruar rasti i parë me COVID-19 tek çerdhet, pas hapjes së tyre javën e kaluar. Bëhet fjalë për një fëmijë 1 vjeçar në çerdhen “13 nëntori” në Komunën Qendër në Shkup.
Siç bëhet e ditur fëmija ka qenë në çerdhe vetëm ditën e parë të hapjes dhe ka qëndruar në objekt për rreth një orë.
Nga çerdhja kanë bërë të ditur se fëmija më nuk është sjell në përkujdesjen e personelit pasi ishin njoftuar nga prindërit e tij nuk është ndjerë mirë.
Pas testit të kryer, fëmija dhe prindërit e tij kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Shërbimet mjekësore të hënën kanë zhvilluar anketë epidemiologjike me ç’rast është vendosur që fëmijët e tjerë ku ka qëndruar i infektuari dhe punonjëset të vet-izolohen./Telegrafi/
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...