Instituti për Shëndet Publik informon se në ditën e sotme në mënyrë laboratorike janë vërtetuar edhe tre raste me fruth.
Bëhet fjalë për fëmijë të moshës nga tre deri pesë vjet dhe pacientë të moshës 27-vjeçare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fëmijët më herët nuk kanë qenë të vaksinuar kundër fruthit dhe janë vaksinuar para disa ditëve në kuadër të aksionit për vaksinim të personave të pa vaksinuar, por megjithatë këto fëmijë kontaktin me të sëmurë e kanë pasur disa ditë më herët, gjegjësisht virusi ka qenë në fazën e zhvillimit.
Pacienti i rritur nuk është vaksinuar më herët, ndërsa gjatë kohës së aksionit për vaksinim nuk ka qenë i pranishëm.
Të gjithë janë hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive. Pacientët janë në lidhje familjare me të sëmurët e mëhershëm, kanë qenë në kontakt dhe jetojnë në territorin e Gazi Babës.
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit