Kryetari i Komunës së Tuzit në Malin e Zi së fundmi ka hedhur akuza ndaj qeverisë në këtë shtet duke thënë se kanë ndryshuar kufirin ekzistues të komunës me shumicë shqiptare të Tuzit.
Nik Gjeloshaj, e ka konsideruar si një veprim anti-shqiptar, të cilin ka thënë se do ta kundërshtojnë me forcë.
Më tej ai ka shtuar se qeveria e Malit të Zi ka bllokuar edhe pagesën e mjeteve për Komunën tonë, mjete këto të cilat na takojnë sipas ligjit.
Postimi i plotë: Gjatë punës së përditshme të sekretariateve tona kemi vërejtur ndryshimin e kufirit tone
Kanë ndryshuar territorin tonë ashtu që deponinë e kanë kaluar në territorin e kryeqytetit Podgorica.
Kështu nuk ka punuar as PDS edhe pse kjo ishte e vetmja pikë kontestuese me ta.
Do ta kenë Malesine para qeverisë , se u kam dhënë një afat, tani urgjentisht duhet ta ktheni linjën administrative të Komunës sonë ashtu siç është miratuar në Kuvendin e Malit të Zi.
Një veprim i ketillë antishqiptar nuk do ta durojmë më , sepse nuk është vetëm kjo, por qeveria e Malit të Zi e ka bllokuar edhe pagesën e mjeteve për Komunën tonë, mjete këto të cilat na takojnë sipas ligjit.
Ftoj për herë të fundit bashkësinë ndërkombëtare e cila është e pranishme në Mal të Zi te reagojë … Qytetarët e Malesisë do të kenë pergjigjje të ashpëra ndaj ketij provokimi te ri.
Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviq pas zgjedhjeve në krye të qeverisë së Malit te Zi, për hapat e parë që kanë…
Posted by Nik Gjeloshaj on Tuesday, 23 March 2021
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...