Në vazhdimin e sotëm të seancës gjyqësore për rastin e Almirit, në gjyqin themelor të Kumanovës dëshmitë e tyre i kanë dhënë dy të akuzuarit, vëllezërit Boban dhe Boajn Iliq, si dhe Sami Demiri dhe Abdulla Aliu, familjar të familjes Aliu.
“Lidhur me rastin e padëshiruar të vitit të kaluar kur u vra Almir Aliu, dëshmuan xhaxhai i tij, Abdulla Aliu, dhe kushëriri, Sami Demiri. Në dëshminë e tyre ata thanë se kanë qenë viktimë e sulmit të vëllezërve Iliq, që përputhet edhe me dëshmitë e mëparshme që i gjithë opinioni i din”,- tha ndër të tjera avokati, Asmir Alispahiq.
Ndërkaq, avokati tjetër, Ibraim Bajrami, tha se ka propozuar tre dëshmitarë të tjerë okularë.
“Dëgjimi i këtyre tre dëshmitarëve, mendojmë se në tërësi do ta zbardhtë rastin”,- deklaroi avokati, Ibraim Bajrami.
Seanca e radhës është caktuar për më 16 nëntor.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës