Kryeministri Edi Rama ka bërë publik vendimin e parë të qeverisë së re. Në një status në Twitter, Rama bën me dije se përfundoi mbledhja dy ditore informale me ministrat e rinj.
Ai thotë se vendimi i parë do të jetë që viti 2018 do të shpallet Viti i Skënderbeut.
“Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse. Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 VITI I SKENDERBEUT”, shkruan Rama.
Dje dhe sot, Rama kishte mbledhur ministrat në një takim informal në një lokal në Llogara. Në takim u diskutua për planin e punës, riorganizimin për drejtorirtë që do të shkrihen dhe ndarjen e godinave ministrore
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...