Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e mbajtur menjëherë pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s, ka folur edhe për qëndrimin e shtetit serb ndaj Rusisë.
“Në informacionin paraprak që kam marrë, nuk kam lexuar gjithë qëndrimet, Presidenti i Serbisë është shprehur për integritetin territorial të Ukrainës . Pra, një qëndrim i dyzuar tipik për politikën e jashtme serbë”, tha Rama.
Rama foli edhe për çështjen e “Ballkanit të Hapur” ,e cila tha se është çështje që pret.
“Ndërkohë që sot mendoj që çka po diskutojmë është më e rëndësishme dhe për sa i përket ecurisë së mëtejme të “Ballkanit të Hapur” ,kjo është një çështje që pret dhen nuk kemi asnjë urgjencë për të nxjerrë konkluzione, pasi do të shikojmë në vijim shumë gjëra”, u shpreh Rama.
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...