Ministri kroat i Punëve të Jashtme, Gordan Grliq Radman, para eurodeputetëve përsëriti qëndrimin se Ballkani Perëndimor është prioritet i lartë për kryesimin kroat dhe në këtë kontekst nisja e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë të rëndësishme për kredibilitetin e Bashkimit Evropian.
“Kredibiliteti i Bashkimit Evropian si lojtarë botërorë duhet ta kalojë testin e suksesit në fqinjësinë e tyre të drejtpërdrejtë”, tha Radman para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Suksesi me fqinjët e BE-së, për ministrin e MPJ-së kroate, do të thotë sukses në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Theksoi duhet të vendoset te stabiliteti dhe siguria e fqinjëve, hapja dhe përpjekjet reformues. BE ka arsye të mira të vazhdojë të përkushtohet në te kontinentit evropian dhe të mos lejojë asnjë rajon i Evropës të ndryshojë rrugë”, tha Radman.
Ai kërkoi të ketë përpjekje maksimale edhe me Bosnjën dhe Hercegovinën, ndërsa bisedimet me Serbinë dhe Malin e Zi të jenë më dinamike kurse për Kosovën u shpreh se do të hapet perspektiva.
Kroacia e shpalli zgjerimin ndaj Ballkanit Perëndimor si një nga prioritetet më të larta në kryesimin e saj në BE në gjashtë muajt e para të këtij viti. Në maj në Zagreb do të mbahet samiti i liderëve të vendeve anëtare të BE-së dhe shteteve nga Ballkani Perëndimor.
Maqedonia e Veriut shpreson se do të fillojë me nisjen e bisedimeve me BE-në para atij samiti, gjegjësish në mars të këtij viti. Më herët, Komisioni Evropian e ka për obligim të publikojë metodologjinë e re e procesit bisedues, ashtu siç e kërkoi Franca në tetor. Ky raport raport pritet të publikohet në fund të muajit janar apo në fillim të shkurtit./Telegrafi/
Ndërron jetë babai i modeles dhe futbollistit të njohur
S’iu bindën, fyen dhe lënduan një polic – arrestohen dy pers...
Shfaqen maskat në Kraishtë, grabisin arkën me para nga një m...
Aksion policor në Leposaviq, konfiskohen fishekë, maska usht...
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet për posedim të ...
Dogana sekuestron 237 mijë pako të paligjshme për ambalazhim...