Vaksinimi me dozën e katërt për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është planifikuar të bëhet me vaksinat Pfizer ose Moderna, ndërsa intervali i rekomanduar ndërmjet dozës së tretë dhe të katërt, pra dozës përforcuese, është së paku katër muaj.
Kështu informuan sot nga Komisioni për Sëmundjet Infektive.
“Komisioni i Sëmundjeve Infektive shqyrtoi sot konkluzionet e Komisionit Kombëtar të Imunizimit, në lidhje me fillimin e vaksinimit me dozën e katërt të vaksinës kundër Covid-19 dhe rekomandoi që personat mbi 18 vjeç që kanë marrë tre doza të vaksinës kundër Covid-19, mund ta marrin edhe dozën tjetër. Qytetarët nga sot mund të shkojnë në pikat e vaksinimit, gjë që nuk kërkon termin. Vaksinimi me dozën e katërt është planifikuar të kryhet me vaksinën Pfizer ose Moderna mRNA dhe intervali i rekomanduar ndërmjet dozës së tretë dhe të katërt, pra dozës përforcuese, është të paktën katër muaj”, thanë nga Komisioni.
Vaksinimi me dozën e katërt rekomandohet veçanërisht për të sëmurët kronikë, pacientë me dializë, pacientë me transplantime, onkologjikë, të imunokompromentuar dhe pacientë që marrin terapi imunosupresive dhe imunomoduluese, si dhe për personat mbi 60 vjeç.
“Vaksinimi është masa më e mirë parandaluese për të mbrojtur kundër një forme më të rëndë të virusit Covid-19. Shteti ka sasi të mjaftueshme të vaksinave, të cilat janë të sigurta dhe efektive dhe u bëjmë thirrje qytetarëve që të imunizohen në pikat e vaksinimit, për të fituar imunitet shtesë”, thuhet në njoftimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive.
Ndryshe, vlen të theksojnë se ditëve të fundit në Maqedoni rastet me Covid kanë shënuar rritje./AlsatM
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...