Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për zbatimin e Marrëveshjes për bashkëpunim afarist dhe teknik me Kompaninë për furnizim me avull dhe ujë të ngrohtë Shkup Veri SHA Shkup, të dorëzuar nga SHA për prodhimin e energjisë elektrike “Termocentralet e Maqedonisë së Veriut” në pronësi shtetërore.
Me konkluzionet e arritura nga Qeveria, mundësohet zgjidhja e furnizimit me energji termike të qytetarëve që shfrytëzojnë shërbimet e Sh.A. Shkup Veri, duke pranuar propozimin nga SHA EMV – Shkup për mënyrën e kalimit të çështjeve të hapura ndërmjet SHA Shkup Veri dhe SHA Termoncetralet e Maqedonisë së Veriut” – Shkup.
Qeveria ka ngarkuar kompaninë aksionare shtetërore për prodhimin e energjisë elektrike “Termoncetralet e Maqedonisë së Veriut”, Shkup, që të lidhë kontratë për bashkëpunim afarist dhe teknik për sezonin e ngrohjes 2022/2023 me Kompaninë për furnizim me avull dhe ujë i ngrohtë SHA Shkup Veri, në të cilin do të rregullohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet e SHA Shkup Veri.
Kompania për furnizim me avull dhe ujë të ngrohtë SHA Shkup Veri, me nënshkrimin e marrëveshjes për sezonin e ngrohjes 2022/2023, obligohet që t’i përmbush të gjitha të drejtat dhe obligimet nga marrëveshja tashmë e nënshkruar për bashkëpunim afarist dhe teknik, e datës 21.01.2022 me SHA ELEM – Shkup./Telegrafi/
Arbeloa: Ne do të garojmë ende për dy trofe mjaft të rëndësi...
Rinumërohen 120 nga 914 vendvotime
Rrezikoi këmbësorët, policia ndëshkon shoferin në Prishtinë
Policia me aksione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, arreston k...
Policia lanson aplikacionin mobil për të lajmëruar rastet
Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Ade...