Qeveria e Maqedonisë së Veriut ju bën thirrje qytetarëve që të shkarkojnë aplikacionin “Stop Korona” dhe të bëhen pjesë e grupeve virtuale nëpër rrjetet sociale.
Qeveria kërkon nga qytetarët të jenë pjesë e grupit “Koronavirus MK” në Viber, si dhe rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Twitter, përcjell telegrafi maqedoni.
“Kanali i parë i komunikimit qeveritar të Viber mund të gjendet nën emrin “Coronavirus MK Koronavirus”, si dhe mjete të tjera të komunikimit që Qeveria ka ndërhyrë për të intensifikuar komunikimin me qytetarët për t’u përballur më lehtë me koronavirusin. Në atë paketë përfshihen edhe faqja zyrtare koronavirus.gov.mk, aplikacioni mobil për “Android” dhe “IOS”, si dhe profilet e dedikuara të mediave sociale Facebook, Instagram dhe Twitter”, thonë nga Qeveria.
Ata thonë se qëllimi i këtyre komunikimeve është informimi i saktë i qyteatarëve për masat e institucioneve.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...