Qeveria e Serbisë ka miratuar një rregullore për zgjatjen e periudhës së vlefshmërisë së afisheve të regjistrimit për automjetet me targa serbe në Kosovë.
Siç u tha, ato do të jenë të vlefshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Në Dekret, ndër të tjera, theksohej se Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk do të lëshojë as targa krejtësisht të reja, derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme në kuadër të dialogut, raporton evropaelirë në gjuhën serbe transmeton arbresh.info.
Rregullorja hyn në fuqi më 7 dhjetor.
Me atë dokument, Qeveria e Serbisë zyrtarizoi marrëveshjen e nëntorit nga Brukseli, e cila i referohet përfundimit të kontestit afatgjatë për targat e lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës.
Bashkimi Evropian, i cili ndërmjetëson dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka njoftuar më 23 nëntor se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për targat.
Sipas asaj marrëveshjeje, Kosova mori përsipër të ndërpresë aktivitetet e mëtutjeshme lidhur me riregjistrimin e veturave dhe se Serbia nuk lëshon më targa për qytetet e Kosovës.
Targat e lëshuara nga autoritetet serbe konsiderohen të paligjshme nga Prishtina, por ato deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës.
Në fillim të nëntorit, përfaqësues të komunitetit serb u larguan nga institucionet e Kosovës në veri për shkak të targave.
Në vitin 2011, Kosova dhe Serbia filluan negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin e BE-së.
Kandidatura e Feride Rushiti në qendër të vëmendjes, reagon ...
Hoti: Rendi kushtetues është mbi çdo politikë, mbi çdo parti...
S’duhet dekret: Nëse nuk ka president deri në mesnatë, vendi...
Shtëpia e Bardhë: SHBA po shqyrton propozimin e fundit të Ir...
Vuçiq e pranon se serbët kanë kryer krime lufte në Kosovë, p...
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojm...