Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka caktuar gjashtë kandidatë për ambasador, por emrat nuk janë bërë të ditur zyrtarisht.
“Nuk mund të them emra. E vetmja gjë që mund të them është se është e vërtetë se gjashtë kandidatë për ambasadorë janë miratuar nga qeveria në mbledhjen e fundit. Do të presim miratimin nga shtetet dhe pastaj do të mund të komentojmë emrat e tyre”, njoftoi sot ministri i Jashtëm Bujar Osmani.
Tashmë në media jozyrtarisht është bërë e ditur se ish-kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, duhet të jetë ambasadore e re në BE, ndërsa drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski në Paris. Sa i përket Uashingtonit, ku prej shumë kohësh nuk ka ambasador, në mision diplomatik do të shkojë Zoran Popov, i cili është një diplomat karriere dhe aktualisht Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Përveç kësaj, procesi i përzgjedhjes së disa ambasadorëve të tjerë, përfshirë dy ish-drejtues të PLD-së, është në një fazë të avancuar. Njëri prej tyre është ish-lideri i Liberal Demokratëve dhe ish-kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, i cili do të bëhet ambasador në Beograd. Meqë ra fjala, Zhernovski pasoi Jovan Manasievskin si lider të ri të PLD-së, i cili duhet të jetë ambasadori i ri i Maqedonisë së Veriut në Ankara.
26 vjetori i UÇPMB-së, Haradinaj: Pathyeshmëri dhe përkushti...
ZKA-ja auditon procesin e furnizimit me barna
Lladrovci në Izrael pritet nga Haim Bibas, gatishmëri për të...
Stuhia në SHBA, 18 viktima/ Borë e ngrica, anulohen mijëra f...
Labinot Ibrahimi largohet nga Trepça, prezantohet tek Vjosa
Aksident në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, dy të lëndu...