LSDM-ja dhe BDI-ja arritën marrëveshje koalicioni për Qeverinë e re që do të udhëhiqet nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, me mandat 4 vjeçar. Zaev paralajmëroi se do të shfuqizohet Qeveria e Përzhinos dhe se në vend të saj në 100 ditët e fundit Qeverinë do ta udhëheq një kryeministër tjetër i propozuar nga BDI-ja.
Nuk shpalosën detaje rreth ndarjes së resoreve, duke thënë se emrat e ministrave të rinj do të mësohen pasi të konfirmohen në organet partiake, nga dita e nesërme. Konfirmuan vetëm se kryetari i deritanishëm i Kuvendit, Talat Xhaferi, sipas marrëveshjes, do të mbetet në krye të ligjvënësit edhe 4 vitet e ardhshme.
Mandatari, Zaev tha se nuk do të ketë ministra pa resorë, me përjashtim të zv. kryeministrave, paralajmëroi zvogëlim të privilegjeve të funksionarëve, zvogëlim për 20% të numrit të administratorëve, sistemim të administratorëve që marrin paga por qëndrojnë në shtëpi, luftë kundër korrupsionit, veting për politikanët dhe pastrim në gjyqësor. Tha se prioritet i Qeverisë së ardhshme do të jetë lufta ndaj Koronavirusit dhe zhvillimi ekonomik i vendit.
Pjesë e Qeverisë së re do të jetë edhe PDSH-ja, lideri i së cilës, Menduh Thaçi është i vetmi deputet nga radhët e partisë në këtë përbërje parlamentare.
“Britma dhe tmerr në Banjskë”/ Taneski rrëfen ditën kur terr...
Mishetiq e ripërsërit: S’ka prova që Thaçi ishte i përfshirë...
Osmani për një mandat të dytë: Në dorën e deputetëve, jam e ...
Nis dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin “Banjska”, dës...
Hamza: Dje foli populli, sot flasin ata
Walker kundër Speciales: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen pa pr...