Qeveria e Maqedonisë ka vendosur që të rinjtë deri 18 vjeç nuk do të mund të lëvizin nga ora 21:00 deri ora 12:00 të ditës së ardhshme.
Më të mëshuarit se 67 vjeç do të ndalohen të lëvizin nga ora 11:00 deri ora 05:00 e mëngjesit e ditës së ardhshme.
“Kjo është bërë për të parandaluar grupimin e këtyre grupmoshave, të rinjtë si bartës të coronavirusit dhe të moshuarit si kategoria më e rrezikshme e qytetarëve”, tha kryeministri Spasovski për “TV24”.
Spasovski gjithashtu informoi se ora policore për të gjithë do të zhvendoset nga ora 21:00 deri në ora 05:00, në vend të orës 06:00 të mëngjesit.
Nesër në seancën e Shtabit të Krizës do të rishikohet edhe mundësia e shfuqizimit të plotë të të transportit publik.
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë