Qeveria në mbledhjen e sotme të 36-të e ka shqyrtuar dhe miratuar tekstin e garancisë financiare për furnizim të vaksinës kundër Covid-19 nëpërmjet sistemit KOVAX dhe ka autorizuar ministrin e Shëndetësisë të nënshkruajë në emër të saj.
Teksti për garancinë financiare në vlerë prej 7.457.140 dollarë amerikanë është harmonizuar mes Aleancës globale për vaksina (GAVI) si përdorues i saj dhe Bankës Komerciale.
Siç ka informuar Pres shërbimi qeveritar me konkluzë pas informacionit në mbledhje është shqyrtuar dhe pranuar edhe teksti i Marrëveshjes për dhënien e garancisë pagesore devizore në cilësi të dokumentit ekzekutiv që duhet të lidhet mes Qeverisë dhe Bankës Komerciale për shkak të sigurimit të garancisë financiare dhe ka autorizuar ministrin Filipçe në emër të qeverisë të nënshkruajë edhe këtë Marrëveshje./Telegrafi/
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...