Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përgëzoi Kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras për marrëveshjen historike e arritur për çështjen e emrit e cila u nënshkrua më 17 qershor.
Mbretëria e Bashkuar e përshëndet ratifikimin e marrëveshjes nga ana e Kuvendit në Shkup më 20 qershor dhe bën thirrje të gjithë liderëve, partive politike dhe qytetarëve në të dyja vendet t’i shohin përfitimet që do t’i sjellë zgjidhja e kontestit disavjeçar. Britania mendon s zgjidha e çështjes së emrit do të hap rrugë të re drejt integrimeve të BE-së dhe NATO-s, për çka zotohen qeveritë në Shkup me vite të tëra.
Do të ketë mundësi të reja për dy vendet dhe për rajonin, përmes përforcimit të sigurisë dhe prosperitetit.
Në letrën e dërguar Zoran Zaevit, më 21 qershor, Kryeministrja Theresa May theksoi: “Kjo arritje e madhe nuk do të ishte e mundur pa guximin politik, vizion dhe liderësh që treguan Kryeministrat Tsipras dhe Zaev. Zgjidhja e çështjes së ermit do të sjellë përfitime të mëdha për të dyja vendet por edhe për rajonin”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...
Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit
Presidenti i Fenerbahçes lirohet nga burgu pasi u akuzua ...
Moti sot në Shqipëri