Në kalimin kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë “Qafë Thanë”, është arrestuar një shtetas i Maqedonisë i cili ka qenë i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar.
Sipas Policisë së Shqipërisë, bëhet fjalë për F.K (78) nga Gostivari, për të cilin fletarrest ndërkombëtar kanë lëshuar organet kroate, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gostivarasi është arrestuar gjatë hyrjes në Shqipëri, me qëllim që siç thuhet në njoftim, të ekstradohet.
I arrestuari kërkohet nga organet kroate si i dyshuar për falsifikim të dokumenteve.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit