Tenderi i ri për kompaninë “Pucko Petrol”. Për 15 mijë euro do ta furnizojë me karburant Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Komuniteteve, të udhëhequr nga Artan Grubi, kuadër i BDI-së.
Kompania “Pucko Petrol” është në pronësi të Asmir Jahovskit, djali të deputetit të BDI-së dhe ish-kryetarit të Plasnicës, Ismail Jahovski.
Marrëveshja është publikuar sot. Kompania për nevojat e ministrisë për një vit duhet të sigurojë një ton benzinë dhe 18 ton naftë për makinat zyrtare.
Kriteri kryesor për fitimin e tenderit ka qenë çmimi më i ulët. Është paraqitur edhe një kompani tjetër. Ka pasur ankand elektronik ndërsa “Pucko Petrol” ka ofruar çmimin më të ulët krahasuar me konkurrencën.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...