Kanë dal video e re nga dhuna në Parlamentin e Maqedonisë, ku shihet se si Ziadin Sela pa ndenja po tërhiqet zvarrë nga huliganët dhe kriminelët maqedonas.
Dhuna e përgjakshme ka ndodhur ditën e enjte, kur pas shpalljes së kryeparlamentarit të ri, Talat Xhaferi, protestuesit maqedonas nisen të mblidhen para Paralementit, njofton TetovaSot.
Për një moment, teksa mbahej konferencë shtypi brenda Paralementi, huliganët maqedonas, thyejnë kordonin policor i cili ishte i pakët në numër dhe futen brenda ambienteve të Parlamentit.
Kriminelët maqedonas që disa nga udhëheqësit e tyre ishin të mbuluar me maska në fytyrë, kanë rrahur brutalisht dhe pa mëshirë, deputetët madje nuk kanë kursyer as gazetarët që gjendeshin në sallë.
Nga kjo dhunë më rëndë e pësoi lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela i cili sot e kësaj dite apo po kurohet në Spitalin Kilinik të Tetovës.
https://www.youtube.com/watch?v=CtzCYhOpmWo
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...