Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.42% në raport me vendimin e datës 25.7.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të vajit ekstra të lehta për amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l.
Nga data 28.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 95,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 98,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 94,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 94,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet për 52,840 (denarë/kilogram).
Supremja e lë Rmadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Theme...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...