Prej sonte në mesnatë, qytetarët derivatet e naftës do t’i blejnë me çmime të reja, pasi tregtarët kanë vendosur çmime të reja, njofton TV21.
Sipas vendimit të tyre, duke e ndjekur metodologjinë e Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), benzina shtrenjtohet për një denarë, ndërsa dizeli për gjysmë denari, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me çmimet e reja një litër Eurosuper BS-95 do të kushtojë 71 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 do të kushtojë 73 denarë për litër. Kurse diseli i thjesht do të shitet për 64 denarë për litër, ndërsa diseli bio do të shitet për 65 denarë për litër.
Këto janë çmimet e para që janë vendosur nga tregtarët, deri në miratimin e ndryshimeve të Ligjit për energjetikë, pas së cilave çmimet e naftës do t’i vendos KRRE.
Ish-deputet në tri mandate, bashkëpunëtor i Rugovës dhe Daci...
Gara e 7 qershorit, edhe Balli Kombëtar në listën e LDK-së
Gjiganti anglez nis bisedimet me Alonson për emërimin si tra...
Aksident në Vlorë, një person në gjendje të rëndë shëndetëso...
Rrahje në Istog, shtatë persona dërgohen për trajtim mjekëso...
Për një javë sekuestrohen gjashtë armë zjarri në rajonin e P...