Protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në Aleancën Veriatlantike (NATO) sot do të hyjnë në procedurë parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe pritet të ratifikohen gjatë kësaj jave.
Për sot është caktuar seanca e komisionit parlamentar të vendit për politikën e jashtme, ndërsa seanca plenare në të cilën do të votohen protokollet për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO është caktuar për të mërkurën e 27 korrikut në mesditë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, si anëtarja e 30-të e NATO-s, më 17 korrik, në procedurë parlamentare, ka dorëzuar projektligje të veçanta për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës në Traktatin e Atlantikut të Veriut, për të krijuar parakushte formale dhe ligjore që këto dy vende të hyjnë në paktin më të madh ushtarako-politik në botë.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe anëtarët e Qeverisë, siç u njoftua atëherë, haptazi e përkrahën iniciativën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO dhe tashmë në maj Qeveria në Shkup dha pëlqimin për pranimin e Finlandës dhe Suedisë.
“Republika e Maqedonisë së Veriut i dha mbështetje të plotë politikës së dyerve të hapura të NATO-s, duke mbështetur zgjerimin e saj të mëtejshëm, si dhe anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Veriatlantike, duke e vlerësuar atë si një hap dhe kontribut të rëndësishëm për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë pas luftës së pajustifikuar, sulmit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës”, theksoi Qeveria.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...