Protestat në Beograd kundër pushtetit aktual në Serbi të Aleskandar Vuçiqit deri më tash kanë kaluar pa incidentë.
Por, nga mbrëmë, kur u mbajt protesta e nëntë me radhë, gjërat kanë filluar të ndryshojnë.
Mediet e Beogradit njoftojnë se mbrëmë në lagjen Terazije të Beogradit është vënë një trekëmbësh për varje, akt të cilin e kanë gjykuar zyrtarët shtetërorë, duke thënë se ky është kërcënim për të gjitha ata “të cilët nuk mendojnë si ata”, d.m.th. si organizatorët e protestave dhe opozitarët, ndërsa policia ka paralajmëruar hetime.
Por, Dragan Djilas, kryetar i Lidhjes opozitare për Serbinë, ka thënë se fjala është për një provokim.
Ai po ashtu ka akuzuar pushtetin se ka emetuar një spot, i cili sipas tij ka kushtuar me mijëra euro, e në të cilin fyhen politikanët e opozitës, por edhe qytetarët, të cilët marrin pjesë në protesta.
Pas vendimit të PZAP-së, analistët paralajmërojnë zgjedhje t...
Parashikimi i motit për sot
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...