Protesta “Një nga pesë milionë “në Serbi kanë vazhduar edhe mbrëmë. Protestuesit mbrëmë me ecjen paqësore kërkuan shkarkimin e Ministrit të Shëndetësisë dhe të Presidentit, Aleksander Vuçiq.
E veçanta e kësaj proteste ishte që punonjësit shëndetësore për herë të parë i ishin bashkangjitur protestës.
Nga fjalimet që u mbajtën u theksua që Serbia nuk ka nevojë për një sundimtarë por për një person që i shërben popullit.
Gjatë ecjes, protestuesit kaluan në tunelin e “Terazijski”, që e riemëruan “Tuneli i Gënjeshtrave të Aleksander Vuçiq”.
Përkundër protestave që kanë filluar që disa javë, presidenti Vuçiq ka thënë se kërkesat e protestuesve nuk i merr parasysh.
Organizatorët e protestave kanë paralajmëruar që do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja