Protestë në Kumanovë, kërkohet drejtësi për rastin e Almirit

13:41 | 22 Shkurt 2021

Në Kumanovë po protestohet për rastin e Almirit. Qindra qytetarë kërkojnë drejtësi pas vendimit të Gjykatës Themelore të Kumanovës për ta dërguar në burg efektiv prindin e Almir Aliut, Sedat Aliun bashkë me vëllain e tij Abdulla Aliu dhe kushëririn Sami Demiri. Të tre janë të dënuar me burg prej gjashtë muaj për veprën “dhunë”.

“Kjo protestë do të duhet të rrisë ndërgjegjësimin se qytetarët do të duhet të ndihen të sigurt dhe të barabartë para çdo ligji dhe gjykate njëherë e përgjithmonë. Ne jemi të gjithë të barabartë dhe të gjithë meritojmë shtetin e së drejtës”, thonë protestuesit.

Nga atje shtojnë se çështja e burgosjes së prindit të vogël të Almirit dëshmon veprimet fashiste të qeverisë përmes gjykatës e cila është e robëruar. Fatkeqësisht, edhe me “shoqërinë për të gjithë” të qeverisë, shqiptarët ende vuajnë nga epoka e “gruevizmit” anti-evropian dhe antishqiptar./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara