Shoqata e ashtuquajtur “Të palëkundurit”, sonte ka organizuar një marsh protestues në rrugët e Shkupit, ku kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, për siç kanë thënë, pranimin e platformës së partive shqiptare në Maqedoni nga ana e partive maqedonase.
Protestuesit takimin e tyre e filluan para Kishës Ortodokse, me një lutje fetare, ku më pas përfaqësuesit e shoqatës, së bashku me qindra qytetarë filluan marshin e tyre në drejtim të parkut “Gruaja Luftëtare”.
Gjatë marshit, protestuesit prej të cilëve disa kanë mbajtur flamuj të Maqedonisë, kanë mbajtur edhe parullat “Nuk dua 3, nuk dua 2, vetëm një gjuhë dua unë”, “Maqedonia e maqedonasve, ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet” dhe “Maqedonia”, si dhe kanë kënduar disa herë himnin e Maqedonisë si dhe këngë të tjera me përmbajtje nacionaliste.
Zëdhënësi i shoqatës që protestoi, Dragan Ugrinovski ka parashtruar kërkesat e shoqatës, i cili ka theksuar se shoqatës nuk i intereson se kush do të formojë qeveri, por kërkojnë nga politikanët e Maqedonisë që të përgjigjen për pyetjen se “çfarë marrëveshjeje është bërë në Reçicë të Vogël”, dhe se në lidhje me këtë të hënën do të dërgojnë një komunikatë me shkrim deri tek partnerët e mundshëm të koalicioneve.
“Platforma e ashtuquajtur nuk vlen asgjë për ne, dhe është një dokument i cili nuk është në drejtim të përmirësimit të të drejtave të dikujt, por është vetëm në drejtim të krijimit të asgjësimit dhe shkatërrimit të trupit maqedonas”, theksoi Ugrinovski.
“Ecim tutje”, mesazhi i Doarsa Kica-Xhelilit ndaj kritikëve ...
Dejona Mihali kritikon opozitën: Ju duhen zgjedhjet me i thë...
Trump pret në Shtëpinë e Bardhë astronautët e misionit histo...
Sot varroset 43-vjeçari i cili vdiq dje në vendin e punës
Netanyahu i kërkon Britanisë së Madhe të ndërmarrë veprime p...
Brenda 10 ditësh vdiqën dy punëtorë, Azemi: E kemi humbur lu...