Shoqata e ashtuquajtur “Të palëkundurit”, sonte ka organizuar një marsh protestues në rrugët e Shkupit, ku kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, për siç kanë thënë, pranimin e platformës së partive shqiptare në Maqedoni nga ana e partive maqedonase.
Protestuesit takimin e tyre e filluan para Kishës Ortodokse, me një lutje fetare, ku më pas përfaqësuesit e shoqatës, së bashku me qindra qytetarë filluan marshin e tyre në drejtim të parkut “Gruaja Luftëtare”.
Gjatë marshit, protestuesit prej të cilëve disa kanë mbajtur flamuj të Maqedonisë, kanë mbajtur edhe parullat “Nuk dua 3, nuk dua 2, vetëm një gjuhë dua unë”, “Maqedonia e maqedonasve, ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet” dhe “Maqedonia”, si dhe kanë kënduar disa herë himnin e Maqedonisë si dhe këngë të tjera me përmbajtje nacionaliste.
Zëdhënësi i shoqatës që protestoi, Dragan Ugrinovski ka parashtruar kërkesat e shoqatës, i cili ka theksuar se shoqatës nuk i intereson se kush do të formojë qeveri, por kërkojnë nga politikanët e Maqedonisë që të përgjigjen për pyetjen se “çfarë marrëveshjeje është bërë në Reçicë të Vogël”, dhe se në lidhje me këtë të hënën do të dërgojnë një komunikatë me shkrim deri tek partnerët e mundshëm të koalicioneve.
“Platforma e ashtuquajtur nuk vlen asgjë për ne, dhe është një dokument i cili nuk është në drejtim të përmirësimit të të drejtave të dikujt, por është vetëm në drejtim të krijimit të asgjësimit dhe shkatërrimit të trupit maqedonas”, theksoi Ugrinovski.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...