Një grup i qytetarëve nga Strumica, pasdite kanë demonstruar para ndërtesës së Komunës dhe kanë kërkuar dorëheqje nga kryetari i komunës, Zoran Zaev. Dje në youtube u publikua një videoincizim nga i cili mund të shihet se kryetari i komunës kinse ka kërkuar para nga biznesmeni i Strumicës.
“A mendoni të paraqiteni para strumicasve? Strumica s’është çiflik i askujt, e vërteta për Strumicën, 1 euro për 1 metër katror”, janë thirrjet që i kanë bërë qytetarët nga Zaevi.
Protestuesit kanë kërkuar dorëheqje nga Zaevi nga pozita e kryetarit të komunës. Edhe këshilltarët e VMRO DPMNE-së kanë mbajtur një mbledhje urgjente në Këshillin e qytetit të Strumicës nga ku kërkuan dorëheqje.
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona