Gjatë ditës së sotme Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot mori vendim që në Shtabin e Krizës të propozojë disa masa lehtësuese.
Nga KSI thonë se pandemia dobësohet dhe nga java në javë numri i rasteve aktive po bie. Më poshtë i keni propozimet e propozuara:
* Nga 1 qershori, maskat të mos jetë të obligueshme në hapësira të hapura Maskat në vende të mbyllura, transport publik dhe gjithkund ku nuk mund të mbahet distanca e rekomandohet duhet të mbesin obligative.
* Të lejohet grupimi në hapësira të hapura. Gjatë grupimit të më shumë personave të mbetet rekomandimi që të mbajnë maska mbrojtëse.
* Të lejohet organizimi i dasmave dhe festave në hapësira të hapura me 50% të kapacitetit në pjesën e hapur, por jo më shumë se 100 mysafirë. Maksimumi i mysafirëve në një tavolinë të jetë 6.
* Ndeshjet sportive që luhen në hapësira të hapura të luhen me publikë por vetëm me 30% të kapacitetit të studionit.
* T’u lejohet objekteve hotelerike të pranojnë 6+ mysafirë në një tryezë, ndërsa kufizimet e tjera të mbesin në fuqi.
* Ora policore të mbetet në fuqi.
* Gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme, KSI në bashkëpunim me organizatorët e ngjarjeve do të punojë në precizimin e protokolleve në hapësira të hapura, ndërsa pas 15 qershorit, sipas protokolleve do të lejohen edhe organizimi i ngjarjeve.
“Gjendja është stabile, por përvoja na tregoi se shumë lehtë mund të përkeqësohet gjendja nëse nuk respektohen masat ashtu siç janë paraparë”, tha Filipçe duke u bërë thirrje qytetarëve dhe personave juridik që të respektojnë rekomandimet.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...