Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sot do të fillojnë diskutimin për propozimin francez, për të cilin dy blloqet politike kanë qëndrime të kundërta.
LSDM-ja ka përgatitur propozim konkluzione të cilat do ta detyrojnë qeverinë të mos negociojë për identitetin.
OBRM-PDUKM-ja opozitare thotë se konkluzionet nuk do të kenë asnjë peshë nëse nuk e ndryshojnë kornizën negociuese. Para deputetëve fjalim do të mbajë edhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje në një intervistë për AIM ftoi deputetët të mendojnë si burrështetas dhe të vendosin përpara interesat e vendit, në vend të interesave partiake. Nga LSDM-ja thonë se çështja e mbarëvajtjes së seancës varet nga kryetari i Kuvendit kurse ata i kanë gati propozim-konkluzionet që synojnë t’i miratojnë.
Ndryshe, në kohën kur von der Leyen do të mbajë fjalimin është paralajmëruar protestë, për të kundërshtuar miratimin e propozimit francez për të zgjidhur kontestin me Bullgarinë.
Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski siguroi se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...