Propozimi francez kalon të enjten për miratim në parlamentin maqedonas, e ligjvënesve atjhe do t`u drejtohet me një fjalim edhe vetë presidentja e Komisionit Europian, Ursul von der Leyen.
Shpresat janë që k propozimin të marrë sa më shpejt dritën jeshile të Shkupit zyrtar për të zgjidhur më në fund ngërçin e krijuar me Bullgarinë që po mban peng hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.
Me kërkesë të deputetëve, qeveria maqedonase dorëzoi në Kuvend të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me propozimin e Francës për kornizën e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Ajo publikoi tre dokumentet nga korniza e negociatave, por jo edhe protokollin dypalësh midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i cili po kërkohet nga opozita.
Protestat e kësaj të fundit, me moton “Ultimatum-Jo, Faleminderit”, u rikthyen në Shkup me një marshim nga ndërtesa e qeverisë e deri tek ndërtesa e parlamentit. Protokolli do të nënshkruhet në Sofje sapo të miratohet propozimi në parlament. Nëse ai pranohet, atëherë në fillim të javës së ardhshme mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe BE-së dhe menjëherë pas kësaj BE-ja do të fillojë negociatat me Shqipërinë.
Hapja e kapitujve ndërkohë do të fillojë vetëm pasi Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën për të përfshirë bullgarët në preambulë, siç parashikohet në propozimin e Elizesë. Çështja është se për të siguruar një shumicë prej dy të tretash për ndryshimin e Kushtetutës, nevojitet edhe përkrahja e disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së, por kryetari i kësaj partie opozitare, Hristijan Mickoski, tha se nuk do të mbështesë ndryshimin e Kushtetutës./Alsat M
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...