Në kryeqytetin Athinë të Greqisë pronarët e restoranteve dhe lokaleve, që po kalojnë një periudhë të vështirë për shkak të epidemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19), protestuan me “karrige të zbrazura”.
Në kryeqytetin Athinë të Greqisë pronarët e restoranteve dhe lokaleve, që po kalojnë një periudhë të vështirë për shkak të epidemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19), protestuan me “karrige të zbrazura”, trasnmeton arbresh.info.
Në Greqi, ku është hequr ndalimqarkullimi dhe masat kufizuese në mbarë vendin më 4 maj, ndërkohë që bizneset e vogla si floktore e librari janë hapur, restorantet dhe lokalet priten të hapen më 1 qershor.
Pronarët e restoranteve dhe lokaleve protestuan me “karrige të zbrazura”.
Pronarët në fjalë vendosën 150 karrige të sjella nga bizneset e tyre në sheshin “Sintagma”, ku ndodhet ndërtesa e parlamentit dhe në këtë mënyrë i dërguan mesazh qeverisë. Pronarët e këtyre bizneseve u shprehën se janë të shqetësuar për të ardhmen e profesionit të tyre.
Ata nënvizuan se janë ndikuar negativisht dhe kërkuan sigurimin e kostos së qirave nga qeveria si dhe uljen e taksës deri në 6%.
Kryetari i Federatës, Jorgos Kavathas në një deklaratë të bërë për korrespondentit të agjencisë turke të lajmeve Anadolli (AA) tha se nëse qeveria nuk merr masa për mbështetje ndaj restoranteve dhe lokaleve atëherë shumë prej tyre mund të mbyllen.
Protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në shumë qytete të tjera duke filluar nga Selaniku e Patra./arbresh.info/
Asnjë polic shqiptar mes 12 më të mirëve në Ditën e Policisë...
Policia e Kosovës: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë, askus...
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kand...
Kërcet dajaku te Reali, Valverde përfundon në spital
Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avioni...
Stuhi të forta dëmtojnë rreth 500 shtëpi në Misisipi, 17 të ...