Prokurorët hetues të Prokurorisë Speciale sot në mëngjes kanë hyrë në zyrat e kompanisë të afaristit të njohur Orce Kamçev.
Sipas sdk.mk, nga ora 06:00 e mëngjesit PSP me urdhër të gjykatës ka kontrolluar objektet e kompanisë “Orka Hollding” në Shkup dhe kompanitë e tjera që janë jashtë kryeqytetit.
Më 29 gusht të vitit 2016 Kamçev ishte thirrur në bisedë nga PSP-ja, Por nga Prokuroria atë kohë nuk shpieguan arsyet dhe rastin për të cilin ishte thirrur në bisedë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kamçev në shkurt të vitit 2017 ishte njëri nga pronarët e kompanisë MPM, kompani mediatike e falimentuar e cila është nën hetime të PSP-së si donatori më i madhë i fushatës së OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet lokale të vitit 2013 me donacion prej 252.843 eurove.
Emri i tij është gjithashtu i lidhur me kompaninë “Eksiko”, një nga kompanitë më të suksesshme në vend me pronar të panjohur, e cila është regjistruar në të njëjtën adresë në Ollbani të SHBA-ve bashkë me firmën “Finzi”, drejtori i së cilës është Kosta Krpaç i cili bëri vetëvrasje, ndërsa ishte njëri nga dëshmitarët e PSP-së dhe ishte mes 56 të falurve nga presidenti Ivanov.
Nga PSP-ja nuk japin detaje se për çfarë aksioni po bëhet fjalë dhe se çfarë po kërkohet në selinë e biznesmenit Kamçev.
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...