Prokuroria Themelore Publike ka nisur hetime ndaj drejtoreshës së Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane “Erasmus+”, Lidija Dimova dhe tre personave tjerë, për keqpërdorim të parave evropiane.
Siç thonë nga Prokuroria, ata ngarkohen se kanë shkaktuar dëm në mjetet evropiane, në vlerë prej 25.334.543 denarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë ditës së sotme, Prokuroria në Gjykatën Penale të Shkupit ka dorëzuar propozim për shqiptimin masës së kujdesit për të dyshuarit, gjegjësisht ata të paraqiten në mënyrë të rregullt tek organet shtetërore dhe marrje të pasaportës.
Ndryshe, Dimova dyshohet se paratë evropiane ia ka dhënë një salloni për flokë, i cili ka qenë nën pronësi të një të afërmi të saj.
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...
Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA heq përkohësisht sanksion...
“Shikoni çfarë do ndodhë sot”, Trump: Nder i madh të vrasësh...
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C