Identiteti i burrit, trupi i pajetë i të cilit u nxor nga lumi Vardar në fshatin Çegran të Gostivarit ende është i panjohur. Sipas njohurive të para nga mbikëqyrja e prokurorit publik, ai është qëlluar.
Nga prokuroria publike e Gostivarit, informojnë se dje është kryer mbikëqyrje në vendin e ngjarjes pasi në ujërat e lumit Vardar është gjetur trupi i pajetë i një burri i moshës mes 30 dhe 40 vjet.
Njohuritë e para tregojnë se bëhet fjalë për vdekje të dhunshme të shkaktuar nga të shtënat e armës së zjarrit.
Prokurori publik ka dhënë urdhër për obduksion të trupit dhe punohet në vërtetimin e shkaqeve për vdekjen si dhe identifikimin e viktimës.
Dje pasdite, një banor i fshatit ka vërejt trup njeriu që ka qenë në fazën e dekompozimit me çka e ka paraqitur rastin në polici.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja